Lajme
Publikuan videon e 16-vjeçares në Snapchat, nisin hetimet për dy të mitur

Dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë shpërndarë një video të një 16-vjeçarjeje, në rrjetin sociale “Snapchat”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër. Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15 dhe 17-vjeçar, pasi kanë shpërndarë një vidio të një 16-vjeçarjeje, në rrjetin sociale “Snapchat”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.