Lajme

Shqiptarja tregon historinë e dashurisë me djalin nigerian: Në fillim familjarët përjetuan një “shok kulturor” (Video)

Artjona Lireza dhe Temitope Adeoye janë çifti shqiptaro-nigerian që zgjodhën dashurinë mbi paragjykimet.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, çifti ka treguar historinë e tyre të dashurisë.

Cest la vie

Ata kanë zbuluar se në fillim familja e Artjonës ka pësuar një “shok kulturor”, por që më vonë kuptuan që Temitope ishte njëriu i duhur për vajzën e tyre.

“Dasma jonë ishte një përzierje kulturash, ishte diçka shumë e bukur. unë e planifikova dasmën dhe doja të shfaqja disa nga traditat tona.

Ne kemi 6 vite të lidhur. Ne jemi njohur në shkollë, në vitin e parë në kolegj. Na lidhi më shumë fakti se të dy ishim të huaj në Amerikë dhe donim më shumë të njihnim më shumë kulturat e tjera.

Familja në fillim kishin “shokun kulturor” se sa kishim ardhur në SHBA, por duke e njohur personin menduan se ai ishte i duhuri. Ndërsa shoqëria ka qenë dakord. Në familjen e bashkëshortit ishin të gjithë dakord”, tha Artjona.

“Më pëlqeu tipi, energjia dhe mbi të gjitha se është një vajzë e fokusuar te familja”, u shpreh Temitope./abcnews.al

VIDEO

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button