Lajme
SPAK cakton detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

Ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi i është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje nga SPAK.
- Lushnjë, ngatërroi marshin e makinës teksa dilte nga parkimi dhe hipi mbi trotuar, shoferja merr para këmbësorin
- Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Balluku me agro-mekanizatorë në Fier: Mbështetje të pakursyer
- Mbërrin në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, pritet në Rinas nga kryeministri Rama
- Vodhi një makinë me 47 mln lekë brenda, arrestohet 46-vjeçari i dënuar më parë për grabitje
Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK.
Kujtojmë se deputetja Monika Kryemadhi ishte në Qershor para hetuesve të SPAK ku dha shpjegime mbi një hetim të SPAK në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror.
Për të njëjtën dosje është pyetur edhe nëna e deputetes, teksa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj.
Kujtojmë se rreth një javë pas paraqitjes së saj në SPAK, Meta njoftoi divorcin me deputeten./tvklan.al