Subashi: Fillon faza përfundimtare e legalizimeve në Fier
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, së bashku me përfaqësuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe grupet e punës në terren, kanë nisur fazën përfundimtare të matjeve për procesin e legalizimeve në Fier.
Ky proces synon të përfshijë të gjitha rastet e mbetura dhe do të vijojë në mënyrë sistematike, derë më derë, duke garantuar përfundimin e plotë të këtij procesi.
Sipas Subashit, i cili theksoi rëndësinë e kësaj faze, janë marrë masa për të siguruar që çdo banesë që ende nuk është legalizuar të trajtohet me kujdes dhe të marrë zgjidhje përfundimtare.
“Angazhimi ynë është që çdo rast të përfundojë me sukses dhe të finalizohet, duke u garantuar qytetarëve dokumentacionin e plotë dhe të sigurt për pronën e tyre,” tha Subashi.
Ky proces do të vijojë në terren në ditët në vijim, duke synuar përfshirjen dhe zgjidhjen e çdo rasti në një mënyrë të drejtë dhe transparente.