Triumfi i Alketës pas 28 kimioterapish dhe 36 radioterapish: Fillova fakultetin në moshën 51-vjeçare
Prej vitit 2016 kur u diagnostikua me kancer në gji, Alketa Ahmetaj ia ka dalë mbanë që të fitojë mbi sëmundjen. Historia e saj u nda në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku veç kalvarit të vështirësive, ajo theksoi forcën, frymëzimin dhe mbështetjen që gjen edhe në kohën më të errët.
- Gazetarja fierake: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do
- Doli sërish në publik pas fatkeqësisë, Stefi Prifti rrëfen përballjen: Emocioni s’ishte natyral
- Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
- Zgjedhjet e 11 majit, KQZ cakton numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore
- Punonjësit e Policisë së Fierit dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga talasemia
Ndërsa reflekton për atë periudhë dhe si ka ndikuar në jetën e saj, Alketa shprehet se e kujton çdo ditë, por e sheh veten fituese.
Alketa Ahmetaj: E kujtoj pothuajse përditë. Nuk ka ditë që mos ta kuptosh sepse ai është një operacion që lë shenjë. Sido që të jetë, ti përballesh përditë me atë gjendje, por të mendosh që vjen fituese pas 28 kimioterapish dhe 36 seanca rreze që kam bërë, them që vërtet është një betejë e fituar. Deri kur do të zgjasë kjo betejë, kjo fitore sepse vijnë edhe goditje të tjera që ne duhet të përballojmë, mund të ketë edhe një rikthim që ne nuk e përjashtojmë dot, as mjekësia jo.
Në stilin e saj të jetesës nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, por sëmundja i dha shtysën që t’i plotësonte vetes një ëndërr.
Alketa Ahmetaj: Si stil jetese… ndonjë ndryshim shumë, shumë i madh jo. Vazhdoj jetën normale, punoj, kujdesem për familje, përballem me biznesin. Unë mund të them edhe diçka tjetër, një fitore që mund të them, unë fillova studimet në fakultet në moshën 51 vjeçe dhe mbarova Fakultetin Ekonomik./tvklan.al