Lajme

U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha mallakastriote: Do më lësh për një me trupin si ngjalë (Video)

Dashuria nuk njeh moshë dhe pengesa, ishte ky mesazhi i dhënë dje nga doktoreshë Briseida Xhelaj në studion e “Ftesë në 5”.

Briseida tregoi se brenda një viti kishte njohur një djalë 10 vite më të vogël se ajo në moshë, përkatësisht ajo 37 vjeç dhe ai 27 vjeç.

Cest la vie


Ajo pohoi se ishte këmbëngulja e djalit që i bëri bashkë dhe që brenda pak muajve ta kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë.


Xhelaj me origjinë nga Mallakastra shtoi se e shihte si pengesë faktin se kishte një fëmijë 9 vjeç dhe se për mentalitetin shqiptar, një djalë beqar duhet të martohet me një vajze pa fëmijë.

“Do më lësh për 1 me trupin si ngjalë”, tregoi Briseida se i thoshte të dashurit kur ai përpiqej t’i fitonte zemrën. Duke ndarë detajet e zënkave, insistimin dhe sfidat, Briseida theksoi se çdo vajzë apo grua duhet të luftojë të rindërtojë fatin e vetë.

Partneri i saj 27-vjeçar vendosi ta surprizojë me një letër dashurie surprizë, ku i shprehte gjithë dashurinë për të dhe faktin se si ajo e kishte ndryshuar jetën e tij duke i dhënë emocione shumë të bukura!

VIDEO

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button