Lajme
Aksident i trefishtë në autostradën Fier – Vlorë (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në autostradën Fier – Vlorë, në afërsi të Spitalit Memorial.
Në përplasjen e fuqishme janë përfshirë tre automjete: një Suzuki, një Mercedes dhe një Fiat.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit Fiat ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Memorial për trajtim të specializuar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të rregulluar trafikun dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Aksidenti ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në këtë segment rrugor.