Kulturë

“Do martojmë Malon”, parodia hit e estradës së Fierit bën bashkë Parodistët e Vlorës me këngëtarët (VIDEO)

“Do martojmë Malon” është kënga më e re nga këngëtarët Selim Paja dhe Lintor Osmenaj, në bashkëpunim me Afrim Agalliun dhe Agron Hamon nga grupi i njohur “Parodistët e Vlorës”.

Të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar detajet e këtij projekti, duke theksuar se xhirimet i kanë bërë në Fier.

Cest la vie

Afrim ka thënë se në fillim ishte skeptik për këtë projekt, por që rezultoi i suksesshëm.

“Rrofsh o Keli që na ftove. Të them të drejtën dhe unë isha skeptik kur më mori në telefon Selimi për ta risjellë këtë këngë. E veçanta e këtij projekti është se këta dy djemtë kanë aktruar shumë bukur. Janë aktor profesionist. Përshëndes dy autorët për tekstin, Pëllumb Kullën dhe Erik Hoxhën”, tha Afrimi.

“Përgatitja na ka marrë disa ditë, skenari se si do të xhironim. Xhirimet i kemi bërë te kafja ime dhe te universiteti nuk jemi larguar shumë”, shtoi Paja./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button