Lajme

E vetmja inxhiniere aviacioni në Shqipëri, historia frymëzuese e Senada Mehmetit

Senada Mehmeti është inxhinierja e parë shqiptare e aviacionit dhe e vetmja vajzë në këtë fushë në Shqipëri.

Ajo ka përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi dhe aktualisht është pedagoge në këtë fushë.

Cest la vie

Në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Senada tregoi pasionin dhe dashurinë për punën e saj.

“Ideja që unë të vazhdoja për inxhiniere erdhi gjatë një bisede me kushëririn tim. Ai më tha që inxhinieria është një degë shumë e bukur, por shumë e vështirë, sidomos për vajzat është ‘totalisht e pamundur’.

Familjarët dhe shoqëria ime mendonin se ‘për të mirën time’ nuk duhet ta vazhdoja inxhinierinë, por të zgjidhja një degë pak më femërore, që të kisha mundësi të merresha edhe me gjëra të tjera dhe të mos ngarkoja veten,” tha inxhinierja e re.

Nga Inxhinieria e Ndërtimit, Senada zgjodhi ta vazhdojë rrugëtimin e saj akademik si inxhiniere aviacioni. Diçka e madhe e intrigoi atë.

“E pamundura! Unë gjithmonë kam synuar për gjëra shumë të mëdha ose të paarritshme. Kisha dëgjuar për aviacionin që ishte diçka e vështirë dhe më intrigoi kjo gjë,” u shpreh znjsh. Mehmeti

Inxhinieria është një profesion që kërkon vigjilencë, sepse gabimet më të vogla mund të çojnë në katastrofa shumë të mëdha.Senada ka edhe një mesazh për ata që janë ende të paqartë në jetën e tyre.

“Mos dëgjoni asnjëherë të tjerët! Gjithmonë vendosini vetes qëllime shumë të mëdha në fillim, se në qoftë se nuk i arrini një nga ato super-të-mëdhatë do arrini një tjetër që keni vendosur.

Mos dëgjoni të tjerët, sepse kapaciteti juaj është i ndryshëm nga i atyre që ju dëgjojnë, qofshin edhe familjarët. Punoni shumë fort, me integritet dhe me personalitet dhe mos lejoni asnjëherë që të njolloseni.”

/rtsh.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button