Lajme

Moti i keq, Mbrojtja Civile: Situata në vend drejt normalizimit

 Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Kaskada mbi Drin është gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.

Sipas AKMC-së, qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve.

Në disa raste të izoluara, sipas AKMC-së, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.

Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, AKMC informoi se ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

“Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki”, deklaroi AKMC./j.p/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button