Lajme
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e kësaj të premteje.
Deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.
Si pasojë e erës së fortë ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar, ndërsa po punohet për rikthimin e saj.
Ndërkohë nuk raportohet për rrugë të bllokuara, apo bllokim të shimbledhësve .