Lajme

Nis fushata 16 ditore kundër dhunës ndaj grave, apeli i Koçiut: Secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se nga sot nis fushata 16 ditore në bashkëpunim me OKB-në, kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ministrja Koçiu thekson se dhuna nuk ka asnjë justifikim, ndaj lufta ndaj saj do vazhdojë pa kompromis përmes nismave dhe fushatave ndërgjegjësuese.

Cest la vie
#Dhunanukkaasnjejustifikim

Dhuna nuk ka asnjë justifikim! Ndaj ne vijojmë luftën kundër saj pa kompromis, duke ndërmarrë nisma konkrete dhe fushata ndërgjegjësuese. Sot nisim fushatën 16 ditore në bashkëpunim me OKB-në, me slloganin #AsnjëJustifikim: Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave. Ky aksion mbarëbotëror bën bashkë institucione, organizata dhe qytetarë në aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin dhe dhënien fund të dhunës me bazë gjinore. Ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj nisme, sepse secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin!

Posted by Albana Koçiu on Monday, November 25, 2024

“Sot nisim fushatën 16 ditore në bashkëpunim me OKB-në, me slloganin “Asnjë justifikim: Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave:”. Ky aksion mbarëbotëror bën bashkë institucione, organizata dhe qytetarë në aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin dhe dhënien fund të dhunës me bazë gjinore. Ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj nisme, sepse secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin”, pohon ministrja në një videomesazh në rrjetet sociale.

“Për dhunën nuk ka kurrë justifikim. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë arsye për ta përligjur atë. Prandaj, ne kemi luftuar dhe do të vijojmë të luftojmë pa asnjë kompromis, çdo shenjë e shfaqje të dhunës kudo që ta identifikojmë atë. Kemi udhëhequr shumë fushata ndërgjegjësimi dhe solidarizimi kombëtar. Kemi bërë ndryshim duke takuar në terren mijëra gra dhe vajza. Por, duke nisur nga sot, synojmë të bëjmë edhe më shumë, përmes një fushate të re, masive të aktivizimit dhe ndërgjegjësimit, kundër dhunës ndaj gruas.

Në këtë fushatë 16-ditore që nisim në bashkëpunim me partnerët tanë, OKB, slogani ynë i përzgjedhur është #asnjëjustifikim, bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Në këtë fushatë, Shqipëria bëhet pjesë e një aksioni mbarëbotëror, që bashkon institucionet e nivelit qendror dhe vendor, si dhe organizatat e shoqërisë civile, ato ndërkombëtare dhe ato në sektorin privat nën ombrellën e një strategjie dhe narrative të organizuar me kujdes.

Fushata është e detajuar në aktivitete, takime, biseda, ekspozita, ndarje përvojash dhe eksperiencash me fokus të veçantë rritjen e aktivizimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore. Ju ftoj që të bëheni pjesë e këtij formati kaq të rëndësishëm, pasi secili prej nesh ka një rol për të luajtur. Secili prej nesh ka në dorë të bëjë ndryshimin. Të bëhemi të gjithë bashkë, kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pa asnjë justifikim”, – thekson ministrja Koçiu në mesazhin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button