Lajme

Protesta e opozitës bllokon disa akse në kryeqytet, përplasje me Policinë (Foto)

 Opozita nisi sot në orën 17:00 protestën e radhës me bllokimin e disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë.

Nën moton “O sot o kurrë”, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në disa prej akseve të kryeqytetit si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Cest la vie

Opozita vijon të kërkojë lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në akset rrugore që do bllokohen Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternativ.

Policia e Tiranës ka njoftuar Partinë Demokratike, se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

Përplasje me policinë

Në disa prej pikave të bllokuara raportohet ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ndërsa tek Zogu i Zi ka pasur edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Situata është tensionuar tek Rruga e Elbasanit ndërsa deputeti i PD-së dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, Flamur Noka pati debate e shtyrje me forcat e policisë që kërkuan që të lirohet rruga.

Efektivë të policisë u bënë thirrje protestuesve të lirojnë rrugët për qarkullimin e qytetarëve duke i paralajmëruar me megafon se bllokimi përbën vepër penale.

Policia e Shtetit po i kërkon protestuesve që të lirojnë rrugën pasi cenohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve si dhe pengohet qarkullimi dhe transporti publik dhe privat.
Ndërkohë policia ka hedhur ujë ndaj protestuesve tek rrethrrotullimi pranë bashkisë së Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button