Lajme

Shokoi rrjetin me deklaratat për vrasjen e Martin Canit, procedohet adoleshenti shqiptar me banim në SHBA

Një video me përmbajtje shqetësuese ka qarkulluar të martën në rrjetet sociale, ku një djalë i mitur shfaqet me zë e me figurë duke përgëzuar vrasësin e 14-vjeçarit Martin Cani, teksa fliste në TikTok me një person tjetër, të cilit i drejtohej si të ishte kushëriri i autorit të ngjarjes së rëndë.

I mituri i cili është identifikuar nga policia si një 16-vjeçar shqiptar me banim në SHBA, është proceduar nga Policia e Shtetit, Sektori për Hetimin e Krimene Kibernetike.

Cest la vie

“Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal”, tha policia.

Përveç se përgëzon autorin e krimit të tmerrshëm të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”, adoleshenti në video thotë se kur të vijë në Shqipëri “do ta ther edhe unë njërin”, duke iu referuar personave që futeshin në videon e tij live në TikTok dhe e ofendonin për atë që po thoshte.

Dy ditë pas vrasjes së Martin Canit nga një bashkëmoshatar i tij, kryeministri Edi Rama njoftoi në një dalje për mediat se po mendon të mbyllë rrjetet sociale TikTok dhe Snapchat, por vendimi përfundimtar do të merret pas një konsultimi publik. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button