Subashi: Fieri, stacion i rëndësishëm në udhëtimin drejt Pavarësisë së Shqipërisë

Ne prag të datës më të rëndësishme të historisë sonë, 28 Nëntorit, kryetari i bashkise se Fierit, Armando Subashi ka kujtuar nje moment kyç te udhetimit te arkitektit te pavaresise Ismail Qemalit drejt Vlores.

Me 25 Nentor 1912, Ismail Qemali i shoqeruar nga grupi i patrioteve, u prit me entuziasem ne qytetin e Fierit, duke organizuar edhe nje miting me qytetaret fierakë.

Ja postimi i plotë i Subashit:
25 Nëntor 1912
Gjatë udhëtimit historik nga Durrësi drejt Vlorës për shpalljen e Pavarësisë, Ismail Qemali kaloi përmesMyzeqesë së Fierit. Në kushte të vështira për shkak të reshjeve të shumta dhe terrenit të pafavorshëm, ai dhe grupi i patriotëve që e shoqëronin gjetën mikpritje më 24 nëntor në Libofshë dhe më pas në Fier më 25 nëntor.
Në Fier, mes entuziazmit të popullit, arkitekti i pavarësisë zhvilloi disa takime të rëndësishme me krerët e vendit, patriotët dhe qytetarët. Pas vizitës në zyrën telegrafike për të marrë informacione dhe për të dhënë udhëzimet e tij, Ismail Qemali organizoi një miting me qytetarët fierakë. Ky moment historik pasqyronte rëndësinë e përpjekjeve kombëtare në prag të ngritjes së flamurit në Vlorë.
