Lajme

Vangjel Lule, një emër i paharruar në historinë e Fierit

Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka sjellë sot në vëmendje jetën e Vangjel Lules (1892-1965), një nga figurat më të shquara të qytetit, i cili la gjurmë të thella në zhvillimet patriotike, kulturore dhe fetare të Fierit.

Vangjel Lule (1892-1965), një nga figurat e shquara të 📍Fierit, la gjurmë të pashlyeshme në zhvillimet patriotike, kulturore dhe fetare të qytetit. I lindur në Fier, ai emigroi në Filadelfia, SHBA, ku u bë një aktivist i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe bashkëpunëtor i Fan Nolit, duke kontribuar në botimin e librave shqip dhe hapjen e shkollave shqipe për emigrantët.

Cest la vie

Gjatë Luftës së Vlorës, ai u kthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, u shqua si veprimtar kulturor dhe kronist, duke lënë pas shkrime të rëndësishme për historinë lokale. Ai dorëzoi në Mitropolinë e Beratit Kodikun e Fierit, një dokument i çmuar historik.

Jeta e tij si patriot, intelektual, dhe aktivist i devotshëm përfundoi më 19 nëntor 1965. Për të nderuar figurën e tij, një shesh në Fier mban emrin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button