Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit: Jepet masa për autorin, gjyqtarja ia komunikon në spital

Në ambjentet e një spitali privat në Tiranë, është dhënë masa e arrestit me burg për të miturin me inicialet M.P., i cili akuzohet për vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” disa ditë më parë.

Vendimi u mor në spital, pasi autori po trajtohet për plagët që ka pësuar në dorë gjatë përleshjes me viktimën.

Cest la vie

I mituri ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimit nga thika.

Prokuroria e ka akuzuar të miturin për dy vepra penale:

“Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ishte prokurorja dhe gjyqtarja, të cilat mbërritën në ambientet e spital dhe zhvilluan seancën ku iu komunikua masa e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button