Lajme

AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë

Një ngarkesë prej 20 tonë mandarina të kthyera mbrapsht nga kufijtë e bashkimit Europian për ngarkesa të larta pesticideve mbi normat e lejuara do të asgjësohen nga AKU në Divjakë.

Drejtori i AKU qarku Fier Arnold Pashollari është shprehur se kjo ngarkesë manderinash do të asgjësohet pasi është bërë bllokimi nga drejtoria e tatimeve dhe dogana shqiptare.

Cest la vie

Pyetjes së Report Tv në lidhje me praninë e manderinave në tregjet e vendit të cilat mund të kenë ngarkesa të tilla drejtori i AKU Fier u përgjigj se është një grup pune i përbashkët me institucionet e tjera përkatëse dhe po marrin mostra në gjithë pikat e qarkut për të zbardhur situatën.

“Nga informacioni që kemi marrë, një ngarkesë prej 20 mijë e 482 kg e cila është kthyer nga Kroacia për mbetje pesticidesh mbi normën e lejuar. Kemi bërë bllokimin e produktit dhe do t’i asgjësojmë. Do të marrim mostra në çdo serë dhe çdo vend që ka mandarina dhe më pas do të dalim në një konkluzion”, tha Arnold Pashollari, Drejtori i AKU qarku Fier.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button