Berberi që mbajti premtimin: Hapi kutinë e bamirësisë për familjet në nevojë

Një shembull i vërtetë solidariteti vjen nga Berber Diti (Afërdit Resuli), i cili ka treguar se si një iniciativë e vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.
Duke premtuar që të ndihmonte familjet në nevojë, ai hapi një kuti bamirësie në dyqanin e tij dhe ftoi klientët e tij të kontribuonin sipas mundësive.

Për festat e fundvitit Diti hapi kutinë e bamirësisë, duke përdorur çdo qindarkë të grumbulluar për të ndihmuar ata që janë më në nevojë, veçanërisht gjatë kësaj kohe festash.











Me fondet e mbledhura ai ndihmoi 17 familje në nevojë. Këto familje, të cilat përballen me vështirësi të shumta ekonomike, morën ndihma bazike që u sollën një rreze shprese këto ditë festash.
Berber Diti shpreson që kjo nismë të nxisë edhe të tjerët të japin aq sa mundin për ata që kanë më shumë nevojë.
