“Borëbardha mes shtatë vëllezërve” – Xhuljeta Kulla feston ditëlindjen
Sot artistja jonë, Xhuljeta Kulla, ka Ditëlindjen🎉💐!
Është ajo, “borëbardha mes shtatë vëllezërve”, ajo që, për afro dy dekada, ishte e vetmja femër (burokrate, dashnore, bijë, nënë, gjyshe…) mes asaj skuadre triumfuese të artistëve të humorit, që mbajtën lart emrin e Estradës Profesioniste të Fierit.
Teatri “Bylis” e uron:𝑽𝒊𝒕𝒆 𝒕ë 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒕𝒂 𝒆 𝒑𝒍𝒐𝒕 𝒔𝒉ë𝒏𝒅𝒆𝒕 𝑿𝒉𝒖𝒍𝒋𝒆𝒕𝒂 𝒋𝒐𝒏ë💐🎉❤️!.𝐗𝐇𝐔𝐋𝐉𝐄𝐓𝐀 𝐊𝐔𝐋𝐋𝐀 –
Aktorja e qindra roleve ne skenen e estrades dhe Teatrit ka lindur ne Berat me 31 Dhjetor 1946.Pas diplomimit, ajo emërohet në Berat ku punonte herë si regjisore e grupeve amatore te qytetit e herë e Estradës Profesioniste.
Pasi martohet me shkrimtarin Pëllumb Kulla, zhvendoset në Vlorë në teatrin profesionist të atjeshëm.✨️
Me pas ajo do të transferohet në Fier, ku do të marrë fizionominë si aktore. Në karrierën e saj artistike, sollën drite vitet e arta në Estradën Profesioniste, bashkë me kolegët e saj të mrekullueshem: Luftar Pajo, Fuat Boçi, Vasil Vaso, Arqile Lipe, Todi Llupi, Hasan Bregu, Sotir Stefa, etj, etj. Këta kolege të saj e quanin Estradën e Fierit si dhe praninë e Xhuljetës aty si “Borëbardha me shtatë vëllezër ”.
Nga vendosja ne Fier e deri në largim, Xhuljeta Kulla ka qënë aktorja bazë e Estradës me aktivizim të herëpashershëm në teatër. Rolet e saj janë të shumta e do të duhej një listë e gjatë dhe kohë për t’i përmendur të gjitha.
Për një pjesë të audiencës fierake apo shqiptare, keto role ngjallin kujtime të kënaqshme dhe sjellin nostalgji.
.𝐑𝐨𝐥𝐞𝐭 𝐧ë 𝐭𝐞𝐚𝐭ë𝐫:1972- “Historia e Nje Vajze” (rolin kryesor, Joniden),1976 – “Gjëmimi i atij dimri” (Mullixhesha)1979 – “Shoku Niqifor” (Motra e Niqiforit)1981- “Dy Krisma ne Paris” (Lizeta)1989 – “E Bukur shtëpi e vjetër” (Polesken-fallxhore).
𝐍ë 𝐫𝐞𝐩𝐞𝐫𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝ë𝐬:1973- “Kultura duket” (Blerësja e librave me metra)1977 – “Sonte do të na gatuajë Vera” (Vera).1977 – “Kinezi 14 vjet Gjume” (Instruktorja Çen)1980– Brenda “Çobo Rrapushit”: “Dada Bonjakja” (Dadane)1981- “Telefoni i ri” (Zelihaja)1984 – “Këshilla fëmijëve 5 deri 55 Vjeç” (Mjekja)1988 – “Zemrat me zilka” (Kardiologen)1989- Bashkëpunim me TV “Serum për të eliminuar rrudhat e gojes” (Nusen)1990 – Në komedinë greke “Një budalla e gjysmë ” (Uranine)
𝐍ë 𝐊𝐢𝐧𝐞𝐦𝐚𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢:🎥 Aktoren Xhuljeta Kulla e gjejme edhe në kinematografi e cila ka luajtur ne tre filma artistikë: “Fillim i vështirë” – në rolin e Sanijes.”Fjalë pa fund” – në rolin e Anetës “Zëvendësi i grave” – në rolin e Sofikës Aktivitetin e ka vazhduar ne mërgim në Gjermani, ShBA dhe Kanada, kryesisht me repertorin e njohur që nga skena fierake..𝐕𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐞:.
Në vitin 1973 është shpallur “Laurate e Festivalit Zonal te Estradave”, Fier, ne premieren “Nuk rrijmë indiferentë”. 1979, Çmimi i Veçante per Motren e Niqiforit ne komedine “Shoku Niqifor” ne Takimin e Teatrove Profesioniste, Tirane.1996, Nju Jork, Dorëzimi i Çmimit Vjetor “ Gruaja e Vitit” qe jepet për tërë territorin e ShBA dhe Kanada, nga Shoqata Kombetare “Motrat Qiriazi”.
Urdhri “Naim Frashëri ” i Klasit të Dytë nga Kuvendi Popullor.