Dy grabitje në një natë, në Golem të Lushnjës banorët ankohen për ngjarje të përsëritura

Dy grabitje kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Golem i vogël të Lushnjës.
Shënjestra e hajdutëve ka qenë një market. Pronarët thanë se iu është grabitur 10 mln lekë mall në market, ndërsa hajdutët nuk kanë kursyer as automjetin e komshiut ngjitur me marketin.
Sipas banoreve të këtij fshati vjedhjet janë të shpeshta në këtë zonë dhe ata po përballen me frikën e përditshme. Kryesisht, hajdutët marrin produktet ushqimore, si vaj ulliri, raki, mish etj.
Policia e Lushnjës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe informojnë se kanë rënë në gjurmët e njërit prej autoreve të vjedhjes së sotme. Në një ullishte është kapur mjeti i vjedhur dhe i mbushur me mallrat e marketit, ndërsa policia po kërkon për bashkëpunëtorët e tjerë.
Veç kësaj policia po kryen kontrolle dhe në banesat pranë vendit ku u gjete makina dhe rreth saj. Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona.
Top Channel