Lajme

Fluks në pikën kufitare të Qafë Thanës, shtohen sportelet për shmangien e radhëve të gjata

Në pikën kufitare të Qafë Thanës, ka fluks lëvizjeve nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri edhe anasjelltas.

Fluksi ka shkaktuar pritje të gjata që arrijnë deri në 40 minuta për mjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare, ndërsa autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

Cest la vie

Ky fluks i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve por më së shumti me lëvizjen e shtuar të udhëtarëve që po shfrytëzojnë këtë pikë kalimi për të bërë pazare në vendin fqinj.

Ndërkohë, autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button