Lajme

Grabitësit e festave në Levan, banorët: Po na marrin gjelat e detit dhe të imtat. S’kemi siguri (Video)

Bashkë me afrimin e festave të fundvitit për banorët që rrisin të imëta dhe shpendë rikthehet edhe shqetësimi i madh i grabitjeve.

Të tillë janë banorët në Levan të Fierit të cilët kanë rënë pre e grabitjeve gjatë këtyre ditëve të muajit dhjetor hajdutët kanë vjedhur shpendë dhe bagëti të imëta gjatë orëve të natës, dukë iu shkaktuar dëm të konsiderueshëm

Cest la vie

Nimet Bofe, një nga të dëmtuarit, tregon se kishte shpresa të mëdha për fundin e vitit nga shitja e gjelave dhe pulave të detit, por vjedhja e 14 prej tyre e ka lënë në një situatë të vështirë ekonomike.

Nga ana tjetër, Arqile Mitro shprehet i shqetësuar për mungesën e sigurisë.

“Punojmë gjithë vitin dhe pastaj na vjedhin natën. Kjo nuk ka vend ku të rrijë, është pasojë e neglizhencës së shtetit ndaj hajdutëve. Në fshatin tonë ka pasur edhe raste të tjera vjedhjesh. Një bashkëfshatarit tim i vodhën pulat e detit. Jemi të frikësuar, rrimë natën roje dhe kemi shtuar drita e kamera, por sërish rrezikojmë jetën,” shprehet ai.

Ndërkohë, policia e Fierit ka arrestuar dy persona, një 20-vjeçar dhe një 47-vjeçar nga Vlora, në tentativë për të vjedhur bagëti në Levan. Gjithashtu, uniformat blu kanë zbuluar një tjetër rast vjedhjeje, ku janë vjedhur pesë krerë bagëti të trasha.

Për këtë rast janë arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Dukagjin i Ri. Banorët kërkojnë masa më të rrepta nga autoritetet për të parandaluar këto ngjarje dhe për të rikthyer sigurinë në zonë.

VIDEO

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button