Historia e mjekut veterinar: Do blija këpucët e dasmës, por ndërtova pularinë! I panjohuri më “dhuroi” kompaninë
Sandri Xhambazi, 7 vite më parë vendosi të kurorëzoj dashurinë e tij me Violën, duke bërë një dasmë ashtu siç e kërkon tradita.
Pasi bleu kostumin e dhëndrit, Sandrit i duheshin dhe një palë këpucë. Me dymijë lekë në xhep Sandri futet në një dyqan këpucësh në zonën e sheshit Ëillson dhe provon një palë këpucë, por që ishin tepër të shtrenjta për të. Por pikërisht shitësi i këpucëve një i panjohur jo vetëm që i dhuroi këpucët e dasmës, por edhe një kompani vezësh. Që sot mban emrin Veza Savio.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Fati e deshi që edhe pse ne kishim gati 12 vite që bashkëjetonim vendosëm që të bënim një dasëm, ku do më duheshin një palë këpucë si dhëndër. Fati e deshi që të futesha në një dyqan ku kam pas vetëm 2 mijë lekë në xhep, shikoj këpucët kushton 7 mijë lekë dhe shitësi më pyet nga je mese merresh. I them që jam mjek veterinary dhe vij nga Mokra. Në këtë moment më thotë hapim një biznes bashkë dhe fitimin e ndajmë 50\50.
Rudina Muça, gazetare: Si nisi më pas?
Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Pasi kam mbaruar dasmën u takuam gjetëm ambientin për pularinë dhe më pas ai u zhduk.
Rudina Muça, Gazetare: Si e ka emrin ky shitës ?
Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Sadedin Sulejmani, e kërkoj pambarim por nuk po lidhëm dot me të që ta falënderoj që më dha idenë të ngrija kompaninë e vezëve.
Rudina Muça, Gazetare: More pulat me borxhe si ia dole?
Sandri Xhambazi, mjek veterinar:Në prill të 2018 dështova me pularinë e parë, dhe në shtator të 2018 hasa kompaninë veza Savio që mban emrin e djalit tim dhe ky është fati.