Lagjja “29 Nëntori” në transformim: Investime në infrastrukturë dhe hapësira publike

Vazhdojnë punimet për sistemimin dhe rehabilitimin e hapësirave publike dhe infrastrukturës rrugore në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Ky investim, i iniciuar nga Bashkia Fier, ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e zonës.
🟢 Punimet e realizuara deri tani përfshijnë:
•Betonimi i trotuareve
•Vendosja e bordurave
•Kanalizimi i ujërave të zeza (UKF)
•Nivelimi i sheshit
👉 Këto ndërhyrje janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mjedisit dhe lehtësimit të jetesës së përditshme për banorët e kësaj lagjeje.
Kryebashkiaku Armando Subashi theksoi në një postim në rrjetet sociale se ky projekt është një tjetër dëshmi e angazhimit të Bashkisë për të krijuar hapësira më të mira jetese dhe për të investuar në infrastrukturën e nevojshme për një qytet modern.