Lajme

“Mësuesja mbrojti nipin tim, rrezikoi jetën”, rrëfimi i xhaxhait të 17-vjeçarit që u plagos në Cakran

Xhaxhai i 17-vjeçarit që u plagos me thikë në Cakran, Bexhet Xhafaj, thotë se nipi i tij nuk ka qenë asnjë herë konfliktual.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, Xhafaj u shpreh se i mituri sapo ka dalë nga ndërhyrja kirurgjikale dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Cest la vie

“Sa ka dalë nga operimi, kishte marrë plagë në krahun e majtë, në sup, mendoj se ka dashur ta godasë në zemër. Falenderojmë Zotin që nuk e ka goditur në organe jetësore”.

Ai thotë se një mësuese ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

“Mirë që nuk mori ndonjë thikë dhe ajo. E falënderoj shumë për gjestin”, shprehet ai, ndërsa duke treguar për komunikimin me vëllanë, babanë e djalit, thotë se sherri ka nisur pasi autori shpërndau foto të djalit të Snapchat për ta tallur.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar për marrjen e dëshmisë dhe për procedurat ligjore përkatëse.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button