Lajme

Njohje e viteve të punës, Gonxhja: Përfitojnë 40 mijë punonjës të ish-kooperativave

 Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave Projektligji për njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sigurimet shoqërore, para vitit 1994.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, ky projektligj garanton mbështetje dhe drejtësi për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në: Institucione dhe ndërmarrje shtetërore deri më 01.10.1993; Ish-ndërmarrje bujqësore deri më 17.10.1992; Ish-kooperativa bujqësore deri më 19.07.1991

Cest la vie

“Projektligji i kalon Parlamentit, duke pritur që pas miratimit, nga viti 2025, të përfitojnë të gjithë ata që lidhin pensione të reja, që janë afërsisht 40,000 individë çdo vit, për njohjen automatikisht të periudhave të punës që nga mosha 18 vjeç, pa dokumente shtesë, për kohën para vitit 1994”, theksoi Gonxhja.

Sipas tij, miratimi i këtij projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore, që numëroheshin me mijëra çdo vit, kostot e rënda procedurale dhe vitet e humbura, duke siguruar plotësim moshe pensioni për më shumë aplikues dhe krijuar një sistem më të thjeshtë e më të drejtë sigurimesh shoqërore për të gjithë përfituesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button