Lajme

Punësimi i pensionistëve, avokati Ilia: Vitet e fundit është rritur kërkesa. Ja sektorët ku mund të punojnë

Sa e zakonshme është për pensionistët në Shqipëri të kërkojnë punë pas daljes në pension dhe cilët janë sektorët kryesorë ku tregu i punës ka nevojë për përvojën e tyre? Këtyre pyetjeve u ka dhënë përgjigje në “Mirëmëngjesi Shqipëri” avokati Kondi Ilia.

Ky i fundit u shpreh se numri i pensionistëve që kërkojnë të vazhdojnë marrëdhëniet e punës është rritur gjatë viteve të fundit.

Cest la vie

Shkaqet, sipas Ilias, janë disa, duke përmendur këtu nevojën e pensionistëve për të pasur fitime më të mëdha se sa ç’mund t’u ofrojë pensioni.

“Numri i pensionistëve që kërkojnë që të vazhdojnë marrëdhëniet e punës është rritur vitet e fundit. Kjo vjen për shkak dhe të të qenit aktiv të të moshuarve.

Pra, nuk e konsiderojnë më daljen në pension si një cikël të mbyllur të jetës së tyre, por ata janë aktiv dhe duan të vazhdojnë të kontribuojnë. Kjo ndodh dhe për shkak të nevojës që ata kanë për të pasur fitime më të mëdha se sa mund të jetë pensioni. Duke qenë se ligji përcakton 0.5% në muaj për çdo muaj apo periudhë pas moshës së daljes në pension, duan të kenë një pension më të lartë nga momenti që mbushin moshën”, deklaroi eksperti ligjor.

Ilia u ndal më tej dhe te disa prej sektorëve ku mund të ofrojnë përvojën e tyre, pensionistët.

Mjekësia, avokatia, pedagogjia dhe sektori privat, janë prej këtyre sektorëve.

“Ne si union i sindikatave nga statistikat që kemi, pjesa më e madhe janë në mjekësi. Mjekët e praktikojnë këtë gjë, që vijojnë marrëdhënien me punën edhe pas daljes në pension, pedagogët, avokatët.

Sektori i shërbimit, në sektorin privat. Në sektorin e ndërtimit s’mund të pretendojmë se kanë fuqi dhe aftësi fizike.

Kjo është një qasje që kohët e fundit lind si nevojë. Janë bërë dhe propozuar disa ndryshime ligjore të cilat kanë mbetur në sirtarë. Ka patur një propozim në 2018, që pas moshës së daljes në pension të mos paguajnë kontribute. Kjo kategori personash që zgjedhin të punojnë e të mos marrin pensionin paguajnë detyrimet shoqërore dhe shëndetësore”, tha Ilia në fjalën e tij.

/rtsh.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button