Kulturë

101-vjetori i lindjes së aktorit të madh Kadri Roshi, një emër që nuk shuhet kurrë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Kadri Roshi përkujtoi sot në 101-vjetorin e lindjes aktorin e madh Kadri Roshi, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se emri i Kadri Roshit nuk shuhet kurrë.

Cest la vie

“Sot kujtojmë me nderim të thellë një nga ikonat më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar, Kadri Roshin, aktorin që me talentin dhe përkushtimin e tij, la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe artin tonë kombëtar. Le të kujtojmë sot jo vetëm aktorin, por edhe njeriun që përmes artit frymëzoi breza të tërë artistësh dhe dashamirës të kulturës”, theksoi Gonxhja.

lindi më 4 janar të 1924-ës, në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur i vdiq edhe i ati.

Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e Teatrit Popullor. Në vitin 1951 përfundoi edukimin universitar në Pragë. Me t’u kthyer në atdhe, Roshi interpretoi rolet e para në Teatrin Kombëtar.

Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin “Dhelpra dhe rrushtë”, tek kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”; nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin “Liri a vdekje”, deri tek plaku Mere në filmin “Njeriu me top”.

Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste, janë: “Vdekja e burrit” (1991), “Apasionata” (1983), “Partizani i vogël Velo” (1980), “Ballë për ballë” (1979), “Gjeneral gramafoni” (1978), “Njeriu me top” (1977), “Fije që priten” (1976), “Përballimi” (1976), “Malet me blerim mbuluar” (1971) dhe “I teti në bronz” (1970).

Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999.

U nda nga jeta më 6 shkurt 2007.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button