Uncategorized
Emërohet drejtori i ri i Spitalit Rajonal Fier
Spitali Rajonal Fier ka tashmë një drejtues të ri. Pas dorëheqjes së Roel Zoga nga posti i drejtorit, në krye të këtij institucioni është emëruar Arben Voja.
Voja ka një eksperiencë të gjatë në drejtimin e institucioneve publike. Më herët ka shërbyer si Drejtor i Agjencisë së Mjedisit në Fier, ka mbajtur poste drejtuese në Kadastrën e qytetit dhe ka qenë kryetar i Komunës Seman.