Lajme
Fier, asfaltohet rruga hyrëse nga Bypassi te Shinat e Trenit
Punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e Fierit kanë hyrë në një fazë të rëndësishme me asfaltimin e një prej rrugëve hyrëse në qytet.
Segmenti që po asfaltohet shtrihet nga Bypassi ose Spitali Memorial deri te shinat e trenit, pranë shkollës “Dertliu”.
Prej kohësh, kjo rrugë ka qenë problematike për shkak të dëmtimeve dhe vështirësive në qarkullim, por tashmë po merr një pamje të re.
Punimet po vijojnë me intensitet, dhe pritet që shumë shpejt të përfundojnë duke lehtësuar ndjeshëm qarkullim në këtë segment tejet të rëndësishëm për qytetin.