Uncategorized

Kishte humbur kontaktet me familjen prej ditësh, 63-vjeçari gjendet i pajetë në Kafaraj

Trupi i pajetë i 63-vjeçarit Engjëll Kanani, i cili dyshohej se kishte rënë në lumin Vjosë është gjetur ditën e sotme.

Kërkimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të tij në tokat e Kafarajt ku dyshohet se ai ka pësuar një infarkt.

Cest la vie

Kanani ishte zhdukur prej disa ditësh pasi kishte shkuar për të peshkuar, ndërsa autoritetet kishin zhvilluar kërkime në ujërat e lumit Vjosa.

Fier

Hapësirë reklamuese

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin E. K., 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:

Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur “Bunac”, në fshatin Kafaraj.Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rimed

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button