Lajme

LAJM I MREKULLUESHËM: Noeli kalon me sukses operacionin e vështirë

Një lajm i mrekullueshëm ka mbushur zemrat e të gjithë shqiptarëve, Noeli, pas një operacioni të vështirë që ka zgjatur 16 orë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale.

Operacioni u realizua nën kujdesin e një ekipi të shkëlqyer kirurgësh të spitalit Bambino Gesù, me mbështetje edhe nga ekspertë të njohur ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar për të shpëtuar jetën e Noelit.

Rezonanca pas operacionit ka treguar rezultate të shkëlqyera: tumori është pastruar dhe truri i Noelit ka mbetur i paprekur. Pas ndërhyrjes, Noeli është zgjuar dhe ka reaguar mirë, duke takuar prindërit e tij.

Ky operacion ka qenë një nga më të vështirat që janë realizuar, por suksesin e tij e mundësuan ekspertiza e kirurgëve dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga kolegët ndërkombëtarë.

Jeta e Noelit ka qenë në rrezik të madh, por falë lutjeve dhe ndihmës së të gjithëve, sot ai është në rrugën e rikuperimit.

Familja e tij shpreh falenderime të thella për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë lutur për shëndetin e Noelit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button