Ekonomi

Mbështetje nga Skema Kombëtare, fermeri nga Fieri investoi në prodhimin e perimeve në serra

Bilbil Marra, nga Fieri është përfitues i Skemës Kombëtare për naftën në masën 100%.

Ai kultivon në 4 dynymë serra domate, speca dhe lakra cilësore “Made in Albania”, të cilat shkojnë në tregun vendas dhe eksport, duke kontribuar në të ardhurat e familjes dhe ekonominë lokale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e tij teksa vuri në dukje se qeveria do të thellojë mbështetjen për fermerët dhe bujqësinë.

“Mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë me aktin normativ të fundvitit arrin në një total rekord prej 5.2 miliardë lekësh. Nga kjo mbështetje përfitojnë 67,100 fermerë, ku 52,195 prej tyre përfitojnë naftë pa taksë”, tha Denaj.

Bilbil Marra, përfitues i Skemës Kombëtare për naftën në masën 100%, kultivon domate, speca dhe lakra cilësore #MadeinAlbania, të cilat shkojnë në tregun vendas dhe eksport, duke kontribuar në të ardhurat e familjes dhe ekonominë lokale.

📍Fier | Bilbil Marra, përfitues i Skemës Kombëtare për naftën në masën 100%, kultivon në 4 dynym serra domate, speca dhe lakra cilësore #MadeinAlbania, të cilat shkojnë në tregun vendas dhe eksport, duke kontribuar në të ardhurat e familjes dhe ekonominë lokale. 👉🏻 Mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë me aktin normativ të fundvitit arrin në një total rekord prej 5.2 miliardë lekësh 📈. Nga kjo mbështetje përfitojnë 67,100 fermerë, ku 52,195 prej tyre përfitojnë naftë pa taksë. ✔️ Për të tretin vit radhazi, garantojmë 100% disbursim për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte, duke mbështetur njerëzit e punës që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural #MBZHR #SkemaKombëtareeSubvencioneve

Posted by Anila Denaj on Wednesday, January 15, 2025

“Për të tretin vit radhazi, garantojmë 100% disbursim për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte, duke mbështetur njerëzit e punës që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”, u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. /j.p/

Burimi: ata.gov.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button