Noeli i prekur nga tumori niset për kurim falë shqiptarëve, babai me fjalë nga zemra: Është një mrekulli për ne
Vetëm pak ditë më parë, ky djalë 13 vjeçar ndodhej i shtruar në spitalin e kryeqytetit, me një diagnozë të rëndë që në atdhe nuk mund të kurohej.
Noeli kishte shkuar si kaherë në stërvitjen e futbollit, në ekipin e moshave të Apolonise. Gjatë stërvitjes, një dhimbje e fortë në kokë e rrëzon Noelin. 13 vjeçari e gjen veten në spital më pas, ndërsa prindërit u përballën me lajmin më të hidhur. Noeli ishte dianostikuar me tumor në kokë.
Fale Zotit që ka shqiptarë bamirës, të cilët brenda 24 orëve bënë të mundur një shumë prej afro 100 mijë eurosh për kurimin e Noelit jashtë shtetit, në Italinë fqinje. Noeli tanimë është nisur për t’u kuruar, për t’ju nënshtruar një ndërhyrje. Pak para se të përqafojë të birin që niset me të ëmën, babai i Noelit, ka këto fjalë zemre për ata mijëra bashkëkombas që i erdhën në ndihmë djalit të tij.
Sonte udhëtojmë drejt Italisë, për ne është një mrekulli, që një shumë marramendëse u mblodh kaq shpejt për djalin. Falenderoj të gjithë shqiptarët, në veçanti Elvis Naçin dhe Fondacionin e tij. Shpresoj që të vijë djali me sukses në Shqipëri…”-tha mes emocioneve babai i 13 vjeçarit.