Punonjësit e Policisë së Fierit dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga talasemia

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë dhuruan sot gjak për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Sipas postimit në rrjetet sociale, të Ministrisë së Brendshme, punonjësit e Policisë i janë përgjigjur thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Tiranë, për të dhuruar gjak për fëmijët e prekur nga talasemia, si mënyra më e mirë për t’iu ofruar atyre, shpresë dhe mbështetje.
“Përtej përkushtimit të përditshëm për sigurinë dhe rendin publik, dhurimi i gjakut është një akt solidariteti dhe humanizmi që forcon lidhjen e Policisë me komunitetin. Ky gjest përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm për të qenë pranë komunitetit, si dhe për të ofruar ndihmë dhe mbështetje në çdo moment”, thuhet në postim.