Shqipëria shkëlqen në SIGEP 2025 me recetat artizanale të ëmbëlsirave dhe akullores

Rosilda Çollaku, master-shefe në pastiçeri, organizoi pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në panairin prestigjioz SIGEP 2025, mbajtur në Rimini, Itali.
Ekipi përbëhej nga Dejvi Hajdaraj, përfaqësues i Pastiçerisë Bleta, administratori Petro Kulas dhe Kevin Boseto, bashkëpunëtor i ekipit.

Në këtë garë, ku konkurruan 8 shtete europiane – Italia, Franca, Belgjika, Gjermania, Polonia, Rumania, Ukraina dhe Shqipëria – Dejvi Hajdaraj përgatiti një tortë artizanale dhe një akullore të bazuar në receta unike shqiptare.

Për performancën e tij, Shqipëria u rendit në vendin e 4 për shijen dhe në vendin e 5 për dekorin.
Ky sukses vjen si një tjetër dëshmi e potencialit të artizanëve shqiptarë në promovimin e traditave kulinare në skenën ndërkombëtare.
