Sport
Valentina Troka, futbollistja fierake që po shkëlqen në Turqi

Valentina Troka, e lindur në Fier dhe vetëm 22 vjeçe, ka shkruar histori me Apoloninë, duke shënuar një rekord mbresëlënës prej 181 golash në 81 ndeshje të zhvilluara me ekipin e zemrës, duke përfshirë ndeshjet e kampionatit dhe të kupës.
Pas arritjeve të jashtëzakonshme me Apoloninë, në verën e 2024, Valentina bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e saj duke u transferuar në Turqi te ekipi i Trabzonspor, ku vazhdon të shkëlqejë me lojën e saj dhe golat e shumtë të shënuar.








Valentina është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare.
Në ditët e para të 2025 i urojmë sulmueses fierake një vit të mbushur me suksese, arritje dhe sa më shumë gola.