Sport

Apolonia fiton gjyqin kundër Disiplinës, i kthehen tre pikë dhe i falet trajneri

Klubi i Apolonisë ka fituar një çështje në Komisionin e Apelit, pasi ky i fundit ka hedhur poshtë një vendim të dhënë nga Disiplina një javë më parë që dënonte skuadrën U19 të fierakëve.

Klubi fierak ishte ndëshkuar për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin dhe kishte humbur ndeshjen në tavolinë ndaj laçit.

Cest la vie

Njëkohësisht, trajneri Sedat Pajaziti ishte pezulluar me 6 muaj nga aktivitet sportive. Por fierakët e kanë çuar çështjen në Apel , i cili para provave që kanë paraqitur ata, ka anuluar masat kundër fierakëve.

Por njëkohësisht, nuk ka dhënë ndëshkim për presidentin e Laçit, Pashk Laska, i cili ka qenë i lejuar në atë ndeshje edhe pse i dënuar, apo për delegatin i cili ka manipuluar provat, sipas asaj që pretendonin fierakët.

Hapësirë reklamuese

Vendimi nr. 3 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 14.02.2025Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Futboll Klub Apolonia sh.a,Vëren se:

Me vendimin nr.25, pika 26 dhe 27 datë 06.02.2025 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt FK Apolonia, masat disiplinore si më poshtë vijon:

FK Apolonia U-19, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19 kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i FK Apolonia U-19, Sedat Pajaziti, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Rimed

Më datë 12.02.2025 FK Apolonia, ka paraqitur ankim me objekt:

Pranimin e ankimit.të vendimit nr 25, datë 06.02.2025

Akordimin e 3 (tre) pikëve në favor të ekipit FK Apolonia U-19.

Shfuqizimin e dënimit me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti të trajnerit z. Sadat Pajaziti.

Turk Dental

Mospranimin e kërkimeve të tjera të ankuesit.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button