Balluku me agro-mekanizatorë në Fier: Mbështetje të pakursyer

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe drejtuese politike e PS në qarkun e Fierit, u takua me fermerë të zonës së Topojës (Fier).

Balluku i siguroi ata për mbështetje nga ana e qeverisë për të rritur sipërfaqen e tokës së punuar dhe prodhimin.

“Bisedë konstruktive me agro-mekanizatorët mbi shqetësimet dhe problematikat e sektorit, me fokus adresimin dhe koordinimin e punës, për të lehtësuar dhe ardhur në ndihmë atyre që i janë përkushtuar tokës dhe prodhimeve. Mbështetje të pakursyer”, u shpreh ajo.

Pak ditë më parë qeveria prezantoi edhe skemën e re të Garancisë Sovrane, një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset bujqësore.

Përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.
