Berisha-deputetëve: Lini çdo gjë dhe merruni me regjistrimet e diasporës

Kur ka mbetur vetëm një javë nga përfundimi i afatit të regjistrimeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar, iu kërkoi deputetëve që merren me regjistrimet e diasporës.
“U bëj thirrje këto ditë, të lëmë çdo gjë dhe deri më datën 2 t’u përkushtohemi regjistrimeve, numrit më të madh të mundshëm të emigrantëve tanë për të votuar”, tha Berisha.
“Tani, ky është një zhvillim shumë pozitiv, kjo frymë, ky optimizëm, ky vullnet që pasqyrohet në emigracion dhe diasporë, ka një ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, ku njerëzit janë në kushte më të vështira, përballojnë të gjitha pasojat e narkoregjimit, po përsëri është mesazh shprese, mesazh besimi se do çlirohemi dhe është gjë shumë pozitive”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “programi ynë duhet të jetë libri ynë, Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, në kuptimin e komunikimit me ta”.
Berisha tha se në komunikim duhen mbajtur parasysh libri i punëve të mira të PD-së dhe ai i programit.
“Ky program ka gjithnjë në fokus qytetarin, askush nuk mund të thotë se ku gjenden paratë. Të gjitha paratë janë. Po si do i shpërndash? Në qoftë se ne ndjejmë detyrim ndaj qytetarëve, sigurisht një pjesë të tyre do i kthejmë në rroga dhe pensione. Kjo është e thjeshtë”, tha Berisha.
“Libri i tretë është libri i zi”, tha Berisha.
“Të këqijat e tyre do i numërojmë, nuk i injorojmë”, tha Berisha, por ama shtoi kryedemokrati nuk do merremi në fushatë elektorale, të ulemi dhe të numërojmë të zezat e qeverisë. /j.p/