Lajme

Berisha për gazetën greke “Manifesto”: Plani im për emigrantët shqiptarë dhe marrëveshjen e detit

Gjatë vizitës në Athinë ku pati takim me shqiptarët e Diasporës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha disa intervista për median greke.

Në intervistën për “To Manifesto”, Berisha preku aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme dhe për zhvillimet politike në vendin fqinj.

Cest la vie

I pyetur për shqiptarët në Greqi, Berisha tha se do të përpiqet të gjejë zgjidhje për çështjet e pensioneve.

Megjithatë, siç e tha ai, shtylla kryesore e politikës së tij do të jetë hapja e rrugës për kthimin e shqiptarëve në atdheun e tyre. “Do të krijojmë kushtet më të mira të mundshme për t’i kthyer ata, investimet e tyre dhe miqtë e tyre grekë që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë. Në vitet 2009-2010, shumë erdhën dhe investuan në Shqipëri. Marrëdhëniet ekonomike greko-shqiptare po zhvilloheshin shpejt dhe kishte investime shumë të rëndësishme në vendin tonë, shumica e të cilave tani kanë ikur”, tha Berisha.

Hapësirë reklamuese

Gjithashtu, ai theksoi se do të përpiqet të bashkëpunojë me qeverinë greke për çështjen e gjuhës shqipe për të gjetur mundësi të pagesave për mësuesit ose çdo gjë që është e nevojshme për t’i ndihmuar bashkëatdhetarët e tij të shpëtojnë gjuhën dhe kulturën e tyre në disa aspekte.

I pyetur për kontaktet e tij në Greqi, Sali Berisha u përgjigj se vitet e fundit këto ishin të karakterit simbolik, pasi ai ishte (gati) jashtë politikës. «Kemi kontakte me Partinë Demokratike të Re, që është aleati ynë i vjetër. Konstantinos Mitsotakis ishte kryeministri i parë i huaj që takova në jetën time. Ai erdhi në Shqipëri tri javë pas themelimit të Partisë Demokratike dhe erdhi dhe më takoi si lider i opozitës. Që atëherë, marrëdhëniet tona nuk janë ndalur kurrë, kemi marrëdhënie shumë të mira dhe do të bëhen të shkëlqyera», theksoi ai.

Në lidhje me atë se si ka ndërmend të shfrytëzojë pjesëmarrjen e partisë së tij në Partinë Popullore Evropiane (PPE) – organizatën më të madhe politike evropiane – për të ndryshuar imazhin e vendit të tij, Berisha ishte shumë i qartë:

«Shqipëria duhet fillimisht të shpërbëjë diktaturën narkotike të saj. Shqipëria nuk duhet të eksportojë kriminalitet tek fqinjët dhe në Evropë. Nëse nuk e bën këtë, Shqipëria nuk ka mundësi të përmirësojë imazhin e saj. Tolerancë zero ndaj krimit të organizuar! Shteti i së drejtës, zbatimi i ligjit do të jetë prioriteti ynë kryesor dhe sigurisht, sapo Shqipëria të arrijë të shpëtojë nga diktatura e drogës dhe të bëhet një shtet i së drejtës, reputacioni i saj do të ndryshojë shpejt dhe ne do të jemi një vend vërtet të respektuar. Shqipëria nuk duhet të bëhet kurrë një qendër e trafikut dhe drogës. Shteti nuk duhet të jetë partner me organizatat kriminale, siç ndodh sot në Shqipëri», theksoi ai. /j.p/

Rimed

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button