Lajme

Disiplina godet Apoloninë, trajneri dënohet 6 muaj. Reagon Pajaziti: E apeloj, nuk kam bërë kurrfarë shkelje

Komisioni i Disiplinës i ka dhënë një goditje të rëndë Apolonisë në prag të ndeshjes së fundit të fazës së dytë, ku fierakët do të presin Pogradecin në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Disiplina ka pezulluar me 6 muaj trajnerin Sedat Pajaziti, vendim i cili ka lidhje me një anomali që ka ndodhur në kampionatin e grupmoshës U-19.

Cest la vie

Pajaziti, përveç drejtimit të ekipit të parë, në ndeshjen ndaj Laçi U-19 ka qenë në pankinën e fierakëve si trajner i Apolonia U-19. Fierakët fituan në shifrat 7-2 në transfertë ndaj kurbinasve. Me këtë pezullim i bie që ekipi i parë i Apolonisë të jetë pa trajner në pankinë deri në përfundim të sezonit.

Ja vendimet e Disiplinës në lidhje me dënimin e trajnerit Sedat Pajaziti dhe të Apolonia U-19:

Hapësirë reklamuese

“FK Apolonia U-19, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen kundër KF Laçi, humbet në tavolinë 3-0.  Zyrtari i FK Apolonia U-19, Sedat Pajaziti, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, dënohet me 6 muaj pezullim nga aktiviteti”.

Reagimi i Pajazitit- 

“Panorama Sport” ka kontaktuar dje me trajnerin e Apolonisë Sedat Pajaziti, për të marrë reagimin e tij në lidhje me dënimin e marrë dje nga Disiplina. Trajneri e pranon për gazetën se nesër nuk mund të drejtojë Apoloninë ndaj Pogradecit, por ai ka besim te apelimi i vendimit, pasi është i bindur se si klub nuk kanë bërë asnjë shkelje në lidhje me aktivizimin e lojtarëve ndaj Laçi U-19.

“Jam njohur me vendimin e fundit të Disiplinës, i cili automatikisht më ndalon të drejtoj Apoloninë në çdo aktivitet. Këtë vendim të Disiplinës do ta ankimojmë, pasi nuk kemi bërë kurrfarë shkelje të rregullores. Jam i bindur, por edhe besoj që do e fitojmë si rast. Unë nuk kam bërë kurrfarë shkelje”, u shpreh trajneri Pajaziti.

Rimed

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button