Lajme
Dule zbulon detaje nga marrëveshja me PD-në: Do jem në listë të sigurt

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, i ftuar në Programin e Drekës në News 24 foli ndër të tjera edhe me negociatat me Partinë Demokratike për listat e kandidatëve për deputetë.
Dule tha se do të jetë në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë. Ai shtoi se kryetarët e partive parlamentare që janë në koalicion me PD, beson se do të jenë në lista të ashtuquajtura “të sigurta”.
“Është parim që do ndjekim, që kryetarët e partive politike parlamentare të jenë në listë të ashtuquajtur “të sigurt”. Sa i përket zotit Agron Duka, ai nuk dëshiron të jetë kandidat për deputet dhe është një zgjedhje. Ne kemi një sfidë, që të realizojmë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm”, përfundoi Dule.