Fermeri fierak garanton prodhime cilësore për eksport

Bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë në Fier, dhe fermerët e përkushtuar po dëshmojnë se prodhimet vendase mund të konkurrojnë me sukses edhe në tregjet ndërkombëtare.

Një shembull i suksesit është Beti Nilo, i cili me punë, pasion dhe vizion ka krijuar një sistem të qëndrueshëm prodhimi në serrat e tij në Bishan.

Postimi i kryetarit te bashkisë Armando Subashi ne rrjetet sociale:
📍Bishan, Fier | Në serrat e fermerit Beti Nilo i cili kultivon me përkushtim lakër, pjepër dhe barbunja, siguron qarkullimin e kulturave për një prodhim të qëndrueshëm dhe të freskët.
🌱Në 40 dynym serra, garanton produkte cilësore ‘Made in Albania’, të cilat shkojnë për eksport, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe dëshmuar se puna dhe pasioni i fermerëve tanë janë çelësi për vizionin #Bujqësia2030.