Fier, arrestime për vepra penale, nga dhuna në familje te armëmbajtja pa leje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 19 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën municion luftarak, 1 krehër armë zjarri, 1 bajonetë dhe 1 shkop bejsbolli, që posedoheshin pa leje. Sendet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. C., 62 vjeç, banues në fshatin Jata e Re, pasi dyshohet se ka helmuar kafshën shtëpiake (qen) në pronësi të vëllait të tij, i cili si pasojë, ka ngordhur.
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Y. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 44 vjeç, banues në Radostinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
•Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në 3 banesa në fshatin Çermë-Shkumbin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.