Uncategorized

Flamur Noka përplaset fizikisht me gardën, gjuan me bidon uji Taulant Ballën

Seanca e sotme parlamentar është shoqëruar me tensione të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Në një moment teksa po fliste Taulant Balla, deputeti i PD, Flamur Noka është drejtuar drejt tij, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e gardës. Më pas Noka ka marrë një bidon uji në tavolinat e Kuvendit dhe e ka hedhur drejt ministrit Balla.

Cest la vie

“Lërë mo ti lërë, se je bërë qesharak komplet, lërë të përgigjet njëherë të vetme”, tha Balla për Flamur Nokën.

Në këtë momente deputeti i PD është kthyer me vrap dhe është nisur drejt Ballës, i cili ndodhej në tavolinën e tij, vë vendin ku qëndrojnë ministrat.

Hapësirë reklamuese

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të qetësuar deputetin e PD-së.

Në këtë moment, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali tha se Flamur Noka është i përjashtuar.

“Ndërpritet seanca dhe jeni të përjashtuar”, tha Spiropali.

Balla: Merreni këtë se është i  çmendur. Sali merre paketoje këtë. Punë të mbarë Sali në opozitë.

Rimed

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button