Uncategorized
Forcohen valutat në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 99,01 lekëve, ose 0,23 lekë më shumë se ditën e premte.
Monedha britanike u mbiçmua me 0,47 lekë dhe këmbehet me 118,93 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,39 lekë, ose 0,46 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/