Lajme

Mevlan Shanaj feston 80-vjetorin në Vietnam, mjeshtri surprizohet nga djali (Video)

Mevlan Shanaj, një figurë e shquar në kinematografinë shqiptare, ka festuar 80-vjetorin e lindjes, ditë që këtë vit e gjeti në Vietnam. Në një lidhje për emisionin “Miqtë e pasdites”, aktori dhe regjisori i njohur tregon se udhëtoi drejt Vietnamit në mënyrë që këtë ditëlindje ta festonte bashkë me fëmijët e tij që jetojnë atje.

Në Vietnam kam fëmijët, nipin dhe mbesën, vajza është këtu me punë dhe dhëndri. Duan ata që unë të festoj 80 vjetorin, ishte një befasi e bukur. Vietnami ishte një surprizë, kemi dëgjuar por kur e prek merr informacione të tjera. Njerëzit punëtor që e duan punën”, u shpreh aktori.

Cest la vie

Ai u surprizua edhe nga një video-mesazh nga i biri, regjisori Joni Shanaj, i cili  shprehu vlerësimet më të larta për të atin jo vetëm në fushën e artit, por edhe në aspektin njerëzor.

Mevlani është një nga regjisorët më të rëndësishëm të historisë së kinematografisë shqiptare. Jo vetëm sepse në ekran u shfaq si një aktor yll në ndoshta filmin më të rëndësishëm që ka kinematografia shqiptare e para ’90, që është “I teti në brox”. Mevlani nuk ka punuar në Kinostudio, por në Radio Televizionin Shqiptar. Mevlan Shanaj është ai që vendosi etalonin e filmit të pavarur dhe e vazhdoi këtë edhe pas ’90 me filma-dokumentar, duke e kthyer këtë zhanër në një risi që ka hapur një rrugë të re për kinematografinë e së ardhmes në Shqipëri. Më bën përshtypje që të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë njerëz që në modestinë e tij ja dinë vlerën Mevlanin dhe e duan si rrallë herë kam parë shokë të duan një shok”, tha Joni Shanaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button