Njerëzit e punës

Nga emigrant në fermer i suksesshëm/ Subashi vlerëson investimin e fermerit fierak (Video)

Në fshatin Topojë të Fierit, Klodjan Simoni ka investuar duke ngritur sera diellore që garantojnë prodhim cilësor dhe të qëndrueshëm. Me një vizion të qartë dhe përkushtim, ai ka arritur të zgjerojë aktivitetin e tij, duke siguruar treg të garantuar në BE. 🌱☀️🚜

Fillimisht, sipërfaqja e serës ishte 2 dynym, por falë punës dhe përkushtimit të tij, ai e zgjeroi atë në 4 dynym, duke arritur një prodhim prej mbi 50 tonësh perime çdo vit.

Cest la vie

Një nga sukseset më të mëdha të Klodjanit është kultivimi i trangullit kornishon në sezonin e parë, një produkt i cili tregtohet me kontratë dhe çmim të garantuar për eksport në Bashkimin Europian.

Ja postimi i plote i kryebashkiakut Armando Subashi:

Hapësirë reklamuese


#HistoriSuksesi
 •Klodjan Simoni, nga fshati Topojë i Fierit, është i vetmi në zonën e tij që ka ngritur sera diellore ☀️. Pasi u kthye nga Italia pesë vite më parë, ai investoi kursimet e tij për të ndërtuar një serë diellore prej 2 dynymësh 🌱. Me kalimin e kohës, e zgjeroi sipërfaqen në 4 dynym, ku kultivon perime në dy sezone, duke arritur një prodhim prej mbi 50 tonësh 🥒🥬🍅.

Në sezonin e parë, ai kultivon trangull kornishon me kontratë dhe çmim të garantuar për eksport në BE 🇪🇺#MeFermerinFierak2025

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button